Telegrafi

Nisin negociatat për programim Kompakt me SHBA-në, projekt 200 milionë dollarësh për energjinë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka bërë të ditur se ka nisur negociatat për programim Kompakt me SHBA-në.

Në një shkrim në Twitter, Rizvanolli tha se është e nderuar që do të udhëheq këtë program.

“Jam e nderuar që do të udhëheq negociatat për programin Compact mes Kosovës dhe Qeverisë Amerikane”.

Lexo po ashtu Kurti takon drejtoreshën e MCC-së, flasin për nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës

“Një javë intensive dhe emocionuese përpara, me ekipe të shkëlqyera të specialistëve të energjisë, ekonomisë dhe ligjeve të Govt & MCC”.

“Kosova është mirënjohës ndaj MCC&US, dhe plotësisht i përkushtuar për të zbatuar me sukses këtë program inovativ”, ka thënë Rizvanolli.

Ndërkaq, ky program do të jetë projekti më i madh energjetik në Kosovë, i cili kalon shumën e 200 milionë dollarëve dhe parasheh ndërtimin e sistemeve akumuluese të energjisë./Telegrafi/