Site icon Telegrafi

Nisin konsultimet për ndryshimin e ligjit te punës!

Në kuadër të projektit “Përkrahja e Partnerëve Social” është mbajtur punëtoria me palët e interesit për të diskutuar projektligjin për plotësim- ndryshimin e Ligjit të Punës.

Disa nga temat që janë diskutuar në këtë tryezë kanë qenë: pushimet vjetore dhe mjekësore, pagat për orët shtesë, si dhe pagat minimale. Këto diskutime kanë për qëllim avancimin e të drejtave të punëtorëve në Kosovë dhe marrjen e të gjitha komenteve para se të bëhen ndryshimet ligjore të parapara në programin legjislativ të qeverisë së Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin aktorë kyç nga Institucionet, Sindikatat e Odat Ekonomike . Kjo punëtori e cila u mbështet nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet është në vazhdën e takimeve dhe diskutimeve ndërmjet partnerëve social.

Ligji i Punës rregullon të drejtat dhe detyrimet e punëdhënëseve dhe punëmarrësve në Kosovë. Që nga viti 2000 e deri në vitin 2010, këto të drejta janë rregulluar me Rregulloren e UNMIK-ut.

Në vitin 2010 ishte miratuar ligji i punës pas shumë debateve që ishin mbajtur në Kosovë. Ky do të jetë plotësim-ndryshimi i parë i këtij ligji. /Telegrafi/

Exit mobile version