Telegrafi

Pas festave mërgimtarët kthehen në vendet ku jetojnë, pritjet në dalje në pikat kufitare deri në 40 minuta

Foto: Ilustrim

Bashkatdhetarët kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë e punojnë pasi kaluan disa ditë në Kosovë me rastin e festave të fundvitit.

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se kanë nisur kolonat dhe pritjet në vendkalimin kufitar Merdar, Dheu i Bardhë e Jarinjë.

QKMK njofton se në përditësimin e orës 09:23 pritje ka në dalje në pikën kufitare Merdar deri në 40 minuta.

Pritje ka edhe në vendkalimin Dheu i Bardhë deri në 40 minuta dhe në Jarinjë deri në 30 minuta.

Për tu njoftuar me gjendjen në pikat kufitare mund të klikoni këtu: /Telegrafi/