Në nderim të jetës dhe veprës së regjisores së njohur shqiptare, Vjosa Berisha, në Teatrin Kombëtar të Kosovës nga ora 14:00 kanë nisur të bëhen homazhe.
Miq, familjarë, e figura të shumta janë parë duke bërë homazhe brenda hollit të TKK-së.
Për të nderuar veprimtarinë e 49-vjeçares i pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.
Të tjerë figura publike ishin edhe: Agim Ademi, Melihate Temkolli, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri e Mimoza Kusari – Lila.
Pas homazheve, po ashtu në Teatër për të ndjerën do të mbahet edhe një mbledhje komemorative.
Producentja, e cila u nda nga jeta javën e kaluar, do të varroset ditën e sotme (e enjte) në varrezat e Prishtinës (Arbëri).
Ajo prej më shumë se një vit ishte diagnostikuar me kancer në vezore dhe së fundmi po trajtohej në një spital në Londër. /Telegrafi/