Në orët e para të ditës së sotme ka ndërruar jetë aktori Blerim Peci.
Në shenjë respekti dhe nderi për veprën e aktorit, në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë, kanë filluar homazhet.
Ato do të zgjasin deri në orën 15:00 gjersa një orë më pas do të varroset në varrezën e qytetit të Mitrovicës.
Peci njihet si njëri prej humoristëve më të pëlqyer në vend, ku më i njohur është bërë me rolet në emisionin satirik “Show Meselation”.
Ndërsa në vitet e fundit aktori ka qenë pjesë e emisionit të televizionit publik të Kosovës, “Vikendi”, ku ka bërë për vete publikun shqiptar.
Aktori ka qenë i martuar me aktoren Afërdita Sopjani, me të cilën ka dy fëmijë.
Ndryshe. telegram ngushëllimi familja Peci ka marrë prej të gjithë zyrtarëve institucional dhe krerësh të partive politike. /Telegrafi/