Site icon Telegrafi

Nisin homazhet para Teatrit Kombëtar për instrumentistin e ndjerë, Shaqir Hoti

Ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme (e shtunë) instrumentisti i njohur, Shaqir Hoti.

Tashmë para Teatrit Kombëtar kanë filluar të bëhen homazhe, teksa janë parë Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku dhe këshilltari i tij, Liburn Jupolli.

Ata u nënshkruan në librin e zisë i cili ishte vendosur para Teatrit Kombëtar për këtë qëllim.

Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku, së bashku me këshilltarin e tij Liburn Jupolli bënë homazhe para Teatrit Kombëtar për…

Posted by Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit on Sunday, April 11, 2021

Tutje në postimin e MKRS-së në Facebook, u kujtua padyshim veprimtaria e artistit të njohur.

“Kosova humbi njërin prej njerëzve më të urtë dhe më të dashur i cili me kapacitetin e tij profesional, intelektual e njerëzor kultivoi një pjesë tejet të rëndësishme të trashëgimisë sonë shpirtërore dhe ishte forcë e bashkimit të të gjitha fushave të tjera kulturore – veçanërisht të kulturës sonë muzikore”, shkruhej në postim.

Hoti ndërkohë ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version