Telegrafi

Nisin hetimet për sulmin ndaj ushtarëve francezë në Paris

Zyra për anti-terrorizëm e prokurorisë parisiene ka nisur hetimet për sulmin e sotëm me automobil ndaj ushtarëve francezë, njoftoi prokuroria e Parisit.

Në kumtesë theksohet se kanë nisur hetimet për tentimin e vrasjeve të lidhura me vepra terroriste, transmeton AFP.

Ndryshe, gjashtë ushtarë francezë janë lënduar sot në mëngjes, pasi janë përplasur nga një makinë në rrethinat e Parisit.

Katër ushtarë kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy janë lënduar më rëndë.

Incidenti është shënuar në komunën Levallois-Perret në veriperëndimore të Parisit, rreth 6 km larg kryeqytetit.

Shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia ka nisur punën për arrestimin e tij, transmeton KosovaPress.