Telegrafi

Nisin hetimet për portalin me lajme të trilluara, i është bllokuar qasja e postimeve

Prokurorja e Shtetit, Laura Pula, ka folur edhe për portalin e rrejshëm i cili gjatë ditëve të fundit ka shpërndarë lajme të trilluara.

Ajo ka thënë për Telegrafin se po hetohet portali me të cilin janë implikuar edhe portalet tjera.

“Dje me urdhër të prokurorit kemi arritur ta mbyllim mundësinë për publikimin e lajmeve në atë portal. Sa i përket portalit, i kemi nisur hetimet. Detaje do te dalin. E kemi bllokuar qasjen e postimit aty, ndërsa është dorëzuar edhe kallëzimi penal”, ka thënë Pula. /Telegrafi/