Telegrafi

Nisin hetimet për dhënien e tenderit nga PTK

Ministri Shala ka pranuar se nuk ka qenë i informuar për detajet, por ka theksuar se do të vazhdohet të punohet konform ligjit dhe të shihen se cilat janë obligimet e Postës dhe Telekomit te Njësia për monitorim në MEF dhe konform procedurave të rregullta.

Sipas tij, nëse nuk janë respektuar procedurat konform ligjit dhe të drejtave të aksionarëve, atëherë ligji do të veprojë, ndërsa nëse janë respektuar, është ç ështje e pavarësisë së ndërmarrjes publike për të përzgjedhur. Posta dhe Telekomi i Kosovës ka zgjedhur ofertën më të shtrenjtë, konsorciumin e kompanive ‘Dizajn Studio 2D”, “Video grafik agency”, e “Top Channel”, për t’ia bërë marketingun për dy vjetët e ardhshëm.

Oferta vlerësohet të jetë 3.4 milionë, ndërsa në konkurrencë kanë qenë dhe shtatë kompani të tjera. Ky rezultat nuk ishte i pranueshëm nga Agjencia e prokurimit publik, mirëpo vendimi i PTK-së është lejuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, që konsiderohet të jetë organi më i lartë i pavarur për kontroll të aktiviteteve të prokurimit publik në vend. /ktv/