Telegrafi

Nisin hetimet ndaj mashtruesve të aviobiletave

Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka nisur hetimet ndaj disa personave që dyshohet se po mashtrojnë bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës.

Personat në fjalë, të organizuar mirë mes vete, po joshin qytetarët përmes mesazheve telefonike duke iu ofruar bileta me çmime shumë të ulëta. Mirëpo, në realitet ata vetëm sa ua kanë marrë paratë atyre dhe nuk iu kanë kryer fare shërbimin, që ata e kanë paguar.

Vetëm gjatë muajit maj numri i qytetarëve që kanë rënë viktimë të këtij grupi mashtrues është mbi 5000. Baki Kelani, nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare do ta trajtojë dhe do ta hetojë çështjen në fjalë./Telegrafi/