Site icon Telegrafi

Nisin hetime kundër pesë personave për vjedhje të të dhënave nga kartelat bankare

Prokuroria Themelore Publike ka filluar procedurë hetimore kundër pesë persona nga Manastiri dhe Prilepi, të dyshuar për vjedhje të të dhënave nga kartelat bankare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dyshuarit, siç njoftoi sot PTHP, akuzohen për larje parash dhe të ardhura tjera, për bashkëpunim dhe përdorim të kartelës paguese së rreme dhe shoqërim në krim.

Sipas prokurorisë, ata me mjete të posaçme, “mjelës”, të cilët u kanë montuar bankomateve, i kanë lexuar të dhënat nga kartelat e pagesës, të cilat më pas i kanë përdorur për të prodhuar karta të rreme që janë përdorur në vend dhe jashtë vendit.

Prokuroria publik kompetent deri te gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Penale në Shkup ka dorëzuar kërkesën e katër të dyshuarve për t’u caktuar paraburgim, kurse për një person vazhdojnë masat, gjegjësisht t’i merret pasaporta, t’i caktohet ndalesë për moslëshimin e vendbanimit dhe detyrimet dhe në ndërkohë të paraqitet te personat zyrtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version