Site icon Telegrafi

Nisin dorëheqjet e Drejtorëve të LDK-së në Komunën e Mitrovicës

Blerim Baruti ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike në komunën e Mitrovicës.

Mësohet se Baruti ka dorëzuar dorëheqjen të martën paradite, e cila është miratuar nga kryetari Agim Bahtiri.

I kontaktuar nga Kosovapress, Baruti ka konfirmuar dorëheqjen duke u arsyetuar me angazhimet e tij në Universitetin e Mitrovicës. “Kam angazhime të mëdha në universitet dhe s’ka ndonjë arsye tjetër të veçantë”, ka thënë shkurt Baruti.

Kosovapress ka mësuar po ashtu se deri nesër në vend të Barutit, do të emërohet Besnik Beka, drejtor i deritashëm i Drejtorisë së Prokurimit.

Megjithatë komuna ende nuk ka dalë me qëndrim rreth kësaj dorëheqje.

Shefi i zyrës për informim në Komunën e Mitrovicës Hysni Syla, nuk ka dhënë detaje në lidhje me këtë. “Unë nuk jam në dijeni për një gjë të tillë”, ka thënë Syla. /Telegrafi/

Exit mobile version