Fillojnë sot në Gjakovë, në Bibliotekën “Ibrahim Rugova”, Ditët e Agrobiznesit ”Kosova 2015”, të cilat do të zgjasin deri të shtunën, 30 maj.
Ditën e parë të manifestimit do të hapet panairi i verës, në kuadër të të cilit organizohet edhe degustimi i verërave, nga ana e një komisioni të degustatorëve, pas çka do të bëhet edhe shpallja e rezultateve.
Përveç kësaj, sot do të mbahen edhe sesione plenare për vreshtarinë dhe verëtarinë, me pjesëmarrje të ekspertëve nga Kosova dhe Shqipëria. /Telegrafi/