Telegrafi

Nisin bisedimet për liberalizim të shërbimeve në kuadër të CEFTA-s

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), ka nisur negociatat për liberalizim të shërbimeve me vendet anëtare të CEFTA-s. Kjo e fundit deri më tani është njohur si Marrëveshje e Tregtisë së Lirë, por në të cilën nuk janë përfshirë edhe shërbimet.

Marrëveshja e CEFTA-s është nënshkruar në mes të vendeve anëtare në vitin 2006, atë kohë këtë marrëveshje e ka negociuar dhe nënshkruar UNMIK-u për Kosovën. Edhe pse negociatat për shërbime kanë nisur, liberalizimi i tregut të shërbimeve profesionale nuk pritet të bëhet në një periudhë afatshkurtër, shkruan Koha Ditore .

Vjollca Dibra, këshilltare e ministres së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë se në muajin nëntor kanë nisur negociatat në CEFTA për liberalizimin e shërbimeve. /Telegrafi/