Tara Reid e ka përjetuar se si është të turpërohesh para një numri të madh të udhëtarëve në aeroplan, megjithëse është një yll hollivudian.
Bukuroshja 42-vjeçare është larguar me forcë nga aeroplani i linjës Los Angles-New York shkaku i problemeve që shkaktonte dhe nervozizmin që u sillte udhëtarëve.
Aktorja kishte nisur të bërtiste me tonë të lartë shkaku që nuk i ishte rezervuar një vend kah dritarja e aeroplanit.
Stafi i linjës ajrore u përpoq ta vinte situatën në kontroll, por pa ia dalë mbanë dhe se gjendje sa vinte e keqësohej.
Kësisoj anëtarët e ekuipazhit i kërkoi Tarës që të largohet prej aeroplanit, në të kundërtën do ta thërrisnin policinë.
Kjo ka bërë që aktorja amerikane është detyruar të ndryshojë fluturim.
Ndryshe, aktorin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave me projekte të reja filmike. /Telegrafi/