Faisan Eimet 50-vjeç nga Tajlanda gjatë këtyre katër viteve të fundit ka vuajtur shumë nga një formë e rrallë e komplikimeve të sinuseve, ku si pasojë e kësaj i është formuar një tumor gjigant në fytyrë që po i rrezikon shikimin.
Tumori është rritur në 12 centimetra dhe po i shkakton probleme në shikim dhe nuk po mund të hajë e as të flasë, dhe kështu ushqimin e fut në bark përmes një tubi special. Ai gjithashtu përdor morfinë për t’i zvogëluar dhimbjet e mëdha, transmeton Telegrafi.
“Do të kujdesem për të derisa të jem gjallë, pasi që kur ai ishte shëndosh ka qenë një njeri shumë i mirë që është kujdesur shumë për familjen e vet. Tani mua më duhet të punojë dhe të mbajë gjallë familjen tonë”, ka deklaruar gruaja e Eimetit, Malai.
Kjo familje ka nevojë për përkrahje financiare, pasi që barnat e Eimetit kushtojnë shumë, kurse ata nuk kanë shtëpi dhe jetojnë në një apartament me qira. /Telegrafi/