Zjarri në fshatin Sasa ende është aktiv, por është nën kontroll.
Aksioni, siç njofton Malin Trajçevski, komandat i Njësisë territoriale kundër zjarrit të Makedonska Kamenicës, nga mëngjesi zjarri është shuar me ndihmën e aeroplanëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë shpëtuar amvisëritë e banorëve të fshatit Sasa. Banorët e lagjes Axhii janë përsëri janë në shtëpitë e tyre të cilët në aksionin e mbrëmshëm të Njësisë territoriale kundër zjarrit, ekipet e Pyjeve kombëtare, policia pyjore me mbështetjen e ndërmarrjes publike ‘Kamena Reka’ ia dolën të shpëtonin nga zjarri”, tha Trajçevski.
Ekipet mbeten në terren deri në shuarjen e zjarrit, e cila është vështirësuar nga era e fuqishme dhe terreni i vështirë./Telegrafi/