Site icon Telegrafi

Nisi mbulimi i stadiumit të Prishtinës

Ky stadium shumë shpejt do të ofrojë kushte shumë më të mirë për kryeqytetasit dhe adhuruesit e futbollit në përgjithësi.

“Tashmë ka nisur mbulimi i pjesës perëndimore i cili pritet të përfundojë brenda një jave. Ky projekt financohet nga Komuna e Prishtinës dhe besohet se punimet do të përfundojë sipas planeve të parapara. Pra nuk besojmë se do të zgjasë më shumë se një javë”, tha Krasniqi, duke njoftuar se menjëherë pas kësaj do të nisë edhe faza e dytë e punimeve, ajo e vendosjes së ulëseve, të cilat tash e një kohë kanë ardhur nga Suedia.

“Pas mbulimit të asaj pjese, do të nisë vendosja e 10 mijë copë ulëseve, të cilat do t’i zëvendësojnë këto aktualet. Siç dihet ulëset janë donacion i Federatës së Futbollit të Suedisë, ndërsa vendosja e tyre do të bëhet në pjesën perëndimore. Janë gjithsejtë 10 mijë copë ulëse”, shtoi drejtori Sokoli, duke njoftuar se përveç kësaj, klubi është duke investuar edhe në rrethimin e plotë të fushës.

“Klubi është duke e bërë edhe rrethimin e pjesës verilindore të fushës. Krejt këto po bëhen më qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira për shikuesit e klubit tonë. Ata duhet të ndihen sa më komod në stadium dhe ne po punojmë t’ua afrojmë këtë gjë”, tha Krasniqi.

Të rikujtojmë se stadiumi i Prishtinës me disa investime mund t’i plotësojë kriteret e UEFA-s e FIFA-s për t’i realizuar kushtet e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare. Tash pas vendosjes se mbulojës dhe ulëseve, besohet se ky objekt do të ngjasojë sadopak në stadiumet moderne edhe pse mbetët ende për t’u investuar në të. Këtu mund të futet edhe stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë, rinovimi i të cilit gjithashtu ka filluar muaj më parë. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version