Telegrafi

Nisi lufta për pronën private të Titos!? (Video)

Duke komentuar paralajmërimet nga zyra e presidentit serb Tomislav Nikolic se ai ka vendosur të lejojë qasjen në pronën private të cilën Presidenca e ish RSFJ-së pas vdekjes së Titos vendosi ta “varros” në arkat e Bankës Popullore në Beograd, Kelic ka thënë për “Dnevni avaz” se në rast se kanë të drejtë për këtë Serbia, të njëjtën të drejtë e kanë shtetet trashëgimtare të ish Jugosllavisë.

Deri tash nuk është e qartë nëse paralajmërimet për qasjen në pronën e Titos kanë të bëjnë vetëm me ato gjërat që janë vendosur në qese të kasafortave në Beograd, të cilat nuk janë hapur e për çka insistojnë anëtarët e familjes së Titos që luftojnë për trashëgiminë, apo tërë pronën në rezidencat e tij dhe të evidentuar.

"Nuk mundet vetëm Serbia ta ketë këtë të drejtë. Nëse ka, për shembull ari, të holla ose letra me vlerë, atëherë ajo është pronë e të gjitha shteteve pasardhëse, kështu që ne të gjithë duhet të angazhohemi në këtë proces", tha Kelic.

Ai gjithashtu theksoi se janë të pabaza dhe të papranueshme pohimet e Oliver Anticit, këshilltar ligjor i presidentit serb, se Zyra e Presidentit të Serbisë është pasardhëse ligjore e Kryesisë së ish RSFJ-së.

Në kasafortat e Bankës Popullore, tash e 33 vjet rruhen 33 thasë që kurrë nuk janë hapur. Mendohet se aty janë edhe gjashtë pagat e fundit të Titos, paratë nga honoraret e tutorisë dhe thesare të arta.

Tito kishte 38 rezidenca në ish Jugosllavi, por asnjëra nuk ishte në emrin e tij. Ish gruaja e tij, Jovanga Broz, dhe djemtë Zharko dhe Mishko ka vite që kërkojnë të trashëgimin e gjësendeve private të Titos. /Telegrafi/