Site icon Telegrafi

Nisi këqyrja e vendit të ngjarjes ku u lënduan 10 punëtorë në Kumanovë

Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike Kumanovë bashkërisht me ekipe të krim-teknikës pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes në rrugët ‘Vasko Karangellevski’ dhe “AVNOJ’ në Kumanovë, ku u lënduan 10 punëtorë.

Siç njoftojnë nga Prokuroria, sipas njoftimeve të para, tetë punëtorë kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe janë lëshuar për shërim shtëpiak ndërsa dy punëtorë tjerë, janë bartur në Qendrën urgjente në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Lëndohen dhjetë punëtorë ndërtimorë në Kumanovë

Me urdhër të prokurorit publik, lokacioni është siguruar dhe po punohet në mbledhjen dhe ekspertimin e të gjitha dëshmive që mund të ndihmojnë në vërtetimin e arsyeve të aksidentit./Telegrafi/

Exit mobile version