Telegrafi

Nishevci triumfon me medalje të artë në Austri

Në këtë turne të nivelit evropian kanë marrë pjesë karateiste nga shumë shtete të ndryshme, e ndër ta ishte edhe kosovari Herolind Nishevci, i cili triumfoi me medalje të artë.

”Gjithsej kam zhvilluar 4 lufta, ndërsa më e vështira prej tyre ishte finalja, ku jam përballur me garuesin e reprezentacionit të Gjermanisë, Arturin”.

”Ndihem shumë i lumtur dhe i emocionuar njëkohësisht. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”, është shprehur Nishevci për Telegrafin./Telegrafi/