Telegrafi

Nishevci me medalje në “Dubai Open 2013”

Herolindi i zhvilloi katër meçe gjithsej në kategorinë +84 kg. Ai së pari mposhti një karateist nga Kuvajti, pastaj një të Irakut, një nga Rusia dhe në fund në një luftë tejet dramatike u mposht nga nënkampioni i botës me rezultat 4 me 3.

“Ndihem shumë mirë, sepse jam përballur me kampionët e shteteve të njohura të botës dhe e kam kuptuar se jam i barabartë me ta. Do të vazhdoj me këtë ritëm, por dua të fitoj më shumë vende të para”, ka thënë Herolindi për Telegrafi.

Gjatë këtij turneu ndër kosovarët tjerë që u dalluan, ishte Fortesa Orana nga Gjilani e cila fitoi medaljen e artë si juniore, ndërsa Alvin Karaqi medaljen e bronztë në kategorinë -84 kg. /Telegrafi/