Site icon Telegrafi

Nishevci: Do t’ia zbardhi fytyrën Kosovës

Intervistoi: Dëfrim Puka

Në turneun që do të zhvillohet në Dubai ju do ta përfaqësoni Kosovën. Si ndiheni për këtë gjë dhe a ndjeni ndonjë presion?

Në Dubai do ta përfaqësoj Kosovën dhe jam shumë i emocionuar dhe i bindur qe do t’ia zbardhi fytyrën shtetit tim.

Sa jeni të përgatitur për ketë turne dhe cili është synimi juaj atje?

Sa i përket përgatitjes fizike dhe teknike, duke i marrë parasysh mundësitë që i kam, mendoj se jam përgatitur maksimalisht.

A jeni të ftuar të merrni pjesa edhe në turne të tjerë ndërkombëtare?

Ne si federatë gjithnjë jemi të ftuar në shumë turne me renome botërore për shkak se kemi shumë kualitet. Gjatë këtij viti kemi marrë dy ftesa nga Turqia, njëra për Kampionatin Evropian U21 dhe tjetra për Kampionatin Botëror për seniorë. Ndërsa, ftesa tjetër na ka ardhur nga Las Vegasi për një turne ndërkombëtar.

Ju si karateist që e përfaqëson Kosovën, a keni marre ndonjë mbështetje nga Ministria e Sportit, Rinisë dhe Kulturës?

Ministra e Sportit, Rinisë dhe Kulturës na ka përkrahur gjithmonë sepse ajo është në dijeni për rezultatet dhe cilësinë e karatesë kosovare.

Cilat janë planet tuaja për te ardhmen?

Planet e mija janë që me përkushtim maksimal të mundohem t’i sjell Kosovës dhe Shqipërisë sa më shumë medalje, për shkak se i përfaqësoj të dyja shtetet./Telegrafi/

Exit mobile version