Telegrafi

Nishani: Xhafaj i papërshtatshëm për të qenë Ministër i Brendshëm

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani e ka cilësuar si të papërshtatshme kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm.

Qëndrimi i Kreut të Shtetit shqiptar, ka ardhur pas një sërë deklaratash dhe akuzash nga eksponentë dhe kreu i PD që e lidhin emrin e Xhafajt me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.

Por edhe siç shprehet vetë ai, Nishani nuk mund ta rrëzojë kandidaturën e Xhafajt si ministër i Brendshëm, kjo pasi nuk ka asnjë pikë të Kushtetutës që do ta lejonte.

”Ndoqa shqetësimet për kandidaturën e Xhafajt si ministër. Kandidatura e Xhafajt për mua është e papërshtatshme. Nëse Kushtetuta do më lejonte unë do e refuzoja kandidaturën”, u shpreh Nishani, shkruan Top-Channel.