Telegrafi

Nishani: Vlerat e civilizimit do të triumfojnë mbi veprimet çnjerëzore

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, shpreh keqardhjen e thellë dhe solidaritetin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për viktimat dhe të plagosurit nga akti terrorist i mbrëmshëm në Londër që u mori jetën disa qytetarëve të pafajshëm britanikë duke lënduar disa dhjetëra të tjerë.

Presidenti Nishani dënon forcërisht aktet barbare dhe të pashpirt të terroristëve dhe ekstremistëve, duke shprehur njëkohësisht besimin se vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe civilizimit do të triumfojnë gjithmonë mbi veprime të tilla çnjerëzore.