Site icon Telegrafi

Nishani, vizitë zyrtare në Turqi

Me ftesë të Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani u nis për një vizitë zyrtare në krye të delegacionit shqiptar drejt Turqisë.

Presidenti Nishani do të pritet gjatë kësaj vizite nga Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë, si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive dhe më pas do të ketë takime dypalëshe me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Ismail Karahman dhe me kryeministrin turk, Binali Yildirim.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke. /Telegrafi/

Exit mobile version