Telegrafi

Nishani: Situata aktuale në vend, përgjegjësi e vendimmarrësve

Ish-presidenti i  Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se situata aktuale në vend është e tillë për shkak të vendimeve të marra nga ana e qeveritarëve.

Nishani u shpreh se sot në Shqipëri nuk mund të themi se ka shoqëri civile.

“Sot në Shqipëri nuk mund të themi se ka shoqëri civile. Situata aktuale në vend është pasojë e vendimeve të marra nga klasa politike. Duhen edhe ndryshime në sistemin zgjedhor, për shkak se kështu mund të kemi zgjedhje të pastra dhe të lira. Ka shumë aktorë politikë në pushtet që keqpërdorin pushtetin”, ka thënë Nishani në “Ora News”.