Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani do të pres sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra për informim e presidentit të Shqipërisë.
“Ju njoftojmë se sot dt. 12 prill 2017, ora 11:00 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do te zhvilloje një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/