Telegrafi

Nishani i përgjigjet Veliajt për parkun: Bojatisja nuk e fsheh vandalizmin (Foto)

Vazhdon përplasja publike mes Presidentit të Republikës, Bujar Nishani dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, lidhur me këndin e lojërave në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës.

Publikimit nga Bashkia e Tiranës të një albumi me foto për këndin e lojërave, që pritet të inaugurohet më 1 qershor, i është përgjigjur Kreu i Shtetit.

“Vandalizmin nuk e fsheh asnjë bojatisje”, ka shkruar presidenti Nishani në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke publikuar edhe disa foto nga fazat e punimeve.

Edhe më parë, Nishani e Veliaj kanë patur përplasje të forta publike. Presidenti Nishani ka dorëzuar në gjykatë edhe një padi ndaj Veliajt, pas një akuze të këtij të fundit lidhur me përvetësimin e pronave nga familja e Kreut të Shtetit. Gjatë muajit të ardhshëm pritet të zhvillohet edhe seanca e parë gjyqësore. /Telegrafi/