Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ishte i pranishëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në kuadër të 30 vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, kreu i shtetit shqiptar tha se “Shqipëria vazhdon të ndërmarrë në vazhdimësi reforma institucionale, ligjore, ekonomike për përmbushjen e të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një jetë me sa më shumë dinjitet, me kushte, liri dhe mundësi të barabarta për këdo, duke synuar zhvillimin e vendit, ku më jetikja e miratuar së fundmi ka qenë ajo në fushën e Drejtësisë”, tha ai, shkruan gazeta Shekulli.
“Ne besojmë se sfidat aktuale me të cilat përballemi sot, si: lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar, korrupsionit, etj., mund të përballohen vetëm duke forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona”, tha Nishani.