Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, Presidenti do të zhvillojë takime në Departamentin Amerikan të Shtetit, Këshillin Kombëtar të Sigurisë, në Senat dhe Kongresin Amerikan.
“Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve – National Prayer Breakfast”, është njëra nga ngjarjet tradicionale amerikane, ku në organizim nuk është e përfshirë drejtpërdrejt Shtëpia e Bardhë, por Presidenti amerikan. Në këto takime, ftohet edhe Shqipëria rregullisht në 15 vitet e fundit. /Telegrafi