Presidenti Bujar Nishani konfirmoi se, jeta e Lulzim Bashës është e rrezikuar. Plani për të eliminuar fizikisht Bashën synon të destabilizojë Shqipërinë dhe rajonin.
Në emisionin “Arena”, Nishani tha se, agjensitë e zbulimit kanë arritur të parandalojnë një ngjarje që është organizuar nga të huaj me qëllim destabilitetin e vendit.
“Nuk kemi vetëm miq, por ka edhe aktorë që synojnë destabilizimin e Shqipërisë dhe rajonit. Por ne kemi edhe institucione që tentojnë parandalimin e këtyre tentativave. Po. Ne kemi institucione që kanë kapacitetet të parandalojnë tentativën për destabilitet nga aktorë të jashtëm, por nuk duhet të mendojmë se nuk ekzistojnë tentative të tilla. Fakti i sigurisë së liderit të opozitës tashmë është duke u konsideruar dhe po konsiderohet me seriozitet nga agjensitë kryesore ligjzbatuese të shtetit”, deklaroi Bujar Nishani.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej disa ditësh shoqërohet nga një numër i madh rojesh personale dhe gardistësh.
Në media sot u publikua lajmi se, vrasës të huaj me pagesë janë kontraktuar për vrasjen e Lulzim Bashës, me qëllim destabilizimin e Shqipërisë dhe të rajonit. /mapo.al/