Presidenti Bujar Nishani ka uruar besimtarët për festën e Fiter Bajramit.
“Kjo ditë e shenjtë na shërben të gjithëve për të larguar nga vetja urrejtjen”, ka thënë Nishani në mesazhin e tij.
Kreu i shtetit është shprehur se, “kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me pak më shumë shpresë e vullnet”.
“Në këtë ditë madhështore ju dëshiroj shëndet, begati, ndriçim të shpirtit”, ka shtuar Nishani. /Telegrafi/