Telegrafi

Nishani kërkon mbledhje të KLD-së për Gërdecin

Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani tha në një prononcim për media se Këshillit të Lartë të Drejtësisë i është dërguar një kërkesë për të bashkëpunuar në lidhje me inspektimet për këtë çështje.

Nishani tha gjithashtu se është kërkuar edhe ndihmë nga misioni i BE-së në Shqipëri EURALIUS për të verifikuar zbatueshmërinë e profesionit të avokatit dhe po kështu janë kërkuar shpjegime edhe nga Dhoma e Avokatisë për tejzgjatjen e procesit gjyqësor. /Telegrafi/