Por duke qenë se ky shtet nuk e njeh Kosovën, është dashur që presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, të japë nënshtetësinë shqiptare për dy futbollistë kosovarë që luajnë me skuadrën e Kukësit.
Mësohet se presidenti i Shqipërisë ka firmosur një nënshtetësi me procedura të përshpejtuara, pikërisht për ndeshjen në fjalë. Futbollistët që kanë marrë nënshtetësinë janë Yll Hoxha e Besar Musolli.
Kukësi do të luajë me Metalurh Donetsk më 1 gusht në Tiranë, ku shpresojnë për fitoren, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Ukrainë më 8 gusht. /bw/Telegrafi/