Site icon Telegrafi

Nishani i jep Kukësit titullin “Nderi i Kombit”, për strehimin e kosovarëve gjatë luftës

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i ka akorduar qytetit të Kukësit titullin ‘Nderi i Kombit’. Titulli iu dha për pritjen që kuksianët u bënë kosovarëve gjatë Eksodit `99, kur ata u larguan nga shtëpitë e tyre të detyruar nga dhuna e ushtrisë serbe.

Në vitin 1999, më shumë se gjysmë milioni banorësh të ardhur nga Kosova, për shkak të shpërnguljes me dhunë nga forcat Serbe, u strehuan në kampet dhe shtëpitë e kuksianëve, ndërsa 400 mijë të tjerë kaluan përmes këtij qyteti për tu vendosur në qytet e tjera të Shqipërisë.

Në vitin 2000 Kukësi ishte qyteti i parë që u kandidua për çmimin ‘Nobël’ për paqe.
Titulli “Nderi i Kombit” është një ndër më të lartët në Republikën e Shqipërisë dhe ky vlerësim i jepet për herë të parë një qyteti.

Exit mobile version