Site icon Telegrafi

Nishani fal namazin në xhaminë e Medinës, vizitë me djalin në Qabe (Foto)

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ndodhet për një vizitë në Arabinë Saudite, shkruajnë mediat shqiptare.

Po sipas medieve shqiptare, ai ka vizituar sot xhaminë e Pejgamberit në Medinë ku ka falur namazin.

Më herët, kreu i shtetit ka vizituar Qabenë e shenjtë, aty ku myslimanët kryejnë ritualet e tyre në çdo kohë të vitit.

Krah tij është i biri, i cili ka zgjedhur të veshë një rrobë të posaçme që mbahet në momente të caktuara rituali.

Ky është i pari rast ku një zyrtar shqiptar i këtij niveli viziton vendin e shenjtë në Mekë. Nishani është shoqëruar në këtë vizitë nga autoritete të larta të shtetit saudit.

Exit mobile version