Site icon Telegrafi

Nishani e ngushëllon Erdoganin për sulmin në Stamboll

Presidenti Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut turk Recep Tayyip Erdogan, për sulmin terrorist në Stamboll.

“Përgjakja e natës së ndërrimit të viteve në Stamboll nga sulmi mizor terrorist, duke i ndërprerë jetën dhe gëzimin 39 qytetarëve të pafajshëm dhe plagosur shumë tjerë, më tronditi shumë dhe më hidhëroi pa masë. I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve të viktimave dhe të lënduarve, si dhe Qeverisë e popullit mik turk.

Të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. E dënoj me ashpërsinë dhe forcën më të madhe këtë akt mizor që kapërcen çdo mendje e veprim njerëzor dhe ju siguroj se, unë dhe shqiptarët jemi krah jush në këto momente të vështira dhe në luftën pa kompromis të terrorizmit, që synon të trembë dhe përçajë shoqëritë tona, duke mos kursyer as momentet e gëzimit dhe jetët e pafajshme njerëzore”, shkruan Nishani në mesazhin. /Telegrafi/

Exit mobile version