Presidenti i Shqipwrisë, Bujar Nishani dekretoi sot ligjin për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit e Presidentit të Republikës, bëhet e ditur se: “Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji nr. 95/2016. Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës, dekretoj shpalljen e ligjit nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”