Telegrafi

Nishani dekreton shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe 5 ministrave

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka dekretuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe disa ministrave, si dhe me të njëjtin dekret ka emëruar zëvendëskryeministre Ledina Mandija dhe disa ministra tjerë.

Në dekretin e presidentit Nishani, thuhet se me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, ka dekretuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Niko Peleshi dhe emëron zëvendëskryeministre Ledina Mandija.

Po ashtu, ka dekretuar shkarkimin e Fatmir Xhafajn, ministër i Punëve të Brendshme dhe emërohet Dritan Demiraj.

Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shkarkuar dhe në vend të saj është emëruar Arben Beqiri. Kurse në vend të ministres të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Olta Xhaçka, është emëruar Xhulieta Kërtusha.

Edhe Arben Ahmetaj, ministër i Financave, është shkarkuar edhe në vend të tij është emëruar Helga

“Lindita Nikolla, ministër i Arsimit dhe Sportit, shkarkohet nga kjo detyrë.Zonja Mirela Karabina, emërohet Ministër i Arsimit dhe Sportit. Zoti Petrit Vasili, ministër i Drejtësisë, shkarkohet nga kjo detyrë. Zoti Gazment Bardhi, emërohet Ministër i Drejtësisë”, thuhet në dekretin e Presidentit Nishani./