Site icon Telegrafi

Niset për Turqi polici që lëndoi syrin gjatë protestës në Tiranë

Polici Fadil Allaraj, i cili ka pësuar lëndim të rëndë në sy gjatë protestës që u zhvillua në Shqipëri në kundërshtim të vrasjes së të riut Klodian Rasha, është nisur për në Turqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Rama tha se Allaraj do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy.

“Efektivi i plagosur i Policisë së Shtetit, Fadil Allaraj, fluturoi për në Turqi ku do të kryejë një ndërhyrje të specializuar në sy, me shpresën që pas shpëtimit të masës së shqyer të syrit në ndërhyrjen e parë, të mund t’i kthehet edhe një pjesë e shikimit”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version