Familja Lala, që jetonte në një banesë në zonën e ish-Kënetës në Durrës është më e goditura në qytetin bregdetar si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me fuqi 6.4 ballë Rihter.
Nga të gjithë anëtarët e familjes që jetonin në ish-Kënetë, pas rrëzimit të banesës prej tërmetit, mundi të shpëtonte i gjallë vetëm Ramë Lala, 17-vjeç.
I mbijetuari i vetëm i familjes Lala është nisur për mjekim të specializuar në Bolonja të Italisë.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të plagosurit, Ramë Lala.
Sakaq, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi pak momente më parë se edhe i plagosur tjetër, u nis për mjekim më të specializuar për në vendin fqinj.
“Albert Cara ka shpëtuar për mrekulli nga tragjedia e Thumanës, ku pas disa orësh kërkimi është arritur të nxirret prej rrënojave ku ka humbur të gjithë familjen!”, tha Manasterliu, njofton noa.
“Nuk ka fjalë për këtë tragjedi por po bëjmë të pamundurën për kurimin e Alberit. Me mbështetjen e pakursyer të Italisë mike, 54-vjeçari me dëmtime të rënda në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë ka mbërritur në Itali për trajtim më të specializuar”, u shpreh ministrja.