Telegrafi

Nisen të festojnë natën e beqarisë, nusja me nëntë shoqe ngecin në ashensor (Video)

Ky është momenti dramatik, kur dhjetë gra që ishin nisur për një mbrëmje beqarie, ngecën në ashensor dhe u desh të shpëtohen njëra pas tjetrës.

Ashensori i hotelit në Ishullin Majorca të Spanjës, ka mbetur mes katit të dytë dhe të parë, duke iu pamundësuar daljen vizitoreve nga Dublini i Irlandës, transmeton Telegrafi.

Mirëmbajtësit e kanë hapur derën me forcë dhe është dashur t’i ndihmojnë shoqërueset e Danielle Fox, të cilat ishin të veshura për fetë she kishin vënë maska.

Megjithatë, ato dukeshin në humor të mirë dhe ky moment nuk ua prishi aspak festën. /Telegrafi/