Site icon Telegrafi

Nisen për në Austri dy nga të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj

Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, të cilët u lënduan rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, sot janë nisur për shërim drejt Austrisë.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga nisja e tyre nga QKUK drejt Aeroportit të Prishtinës, nga ku edhe do të nisen drejt Austrisë.

Lexo po ashtu Sot dërgohen në Austri edhe dy prej të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Ndryshe, dërgimi i pacientëve të fundit po bëhet në kuadër të një marrëveshjeje ndërshtetërore mes Kosovës dhe Austrisë.

Nga shpërthimi i bombolës së gazit, u lënduan 42 persona ku gjashtë prej tyre ishin më rëndë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version