Telegrafi

Nisë gara evropiane për skenarë të filmit – tema: “Ikje”

Gara është e hapur për të rinjtë e moshës 18-28 vjeçe, që jetojnë në njërin nga shtetet pjesëmarrëse në garë: Austria, Belgjika, Bullgaria, Çekia, Holanda, Kroacia, Finlanda, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Kosova, Maqedonia, Polonia, Rumania, Rusia, Spanja, Suedia dhe Turqia.

Çdo pjesëmarrës duhet të shkruaj një skenar të filmit të shkurtër me më së shumti 20.000 karaktere (shenja).

Skenari duhet të jetë i lidhur ngushtë me temën e sivjetme "Ikje", derisa pjesëmarrësit mund të shkruajnë në gjuhët zyrtare që njihen në Kosovë.

Afati i fundit për dërgim të skenarit është 31 korrik 2008.