Site icon Telegrafi

Nisë fushata kombëtare për të drejtat pronësore të grave

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, Drejtori i misionit të USAID-it James Hope dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, do të marrin pjesë në nisjen e fushatës kombëtare për mbështetjen e të drejtave pronësore të grave.

USAID-i mbështetë zhvillimin e një kornize ligjore moderne dhe kulture institucionale të cilat u bëjnë të mundur qytetarëve të Kosovës që të fitojnë, regjistrojnë dhe shesin tokën me lehtësi.

USAID-i, përmes programit të “Të Drejtave Pronësore”, është duke ndërmarrë një fushatë të avokimit për ngritje të vetëdijes publike dhe ndryshim të qëndrimeve mbi të drejtën e grave për të poseduar dhe përdorur pronën, veçanërisht tokën. /Telegrafi/

Exit mobile version