Site icon Telegrafi

Nis zbatimi i marrëveshjes për sigurime kufitare, kufizime për tabelat RKS

Nga orët e para të mëngjesit, është duke u zbatuar marrëveshja për sigurimet kufitare mes Republikës së Kosovës e asaj të Serbisë.
Marrëveshja e arritur me 24 korrik, filloi së zbatuari sot, pas disa përpjekjeve që dështuan.

Tashmë drejtuesit e automjeteve nga Kosova mund të futen në Serbi me llojin e sigurimit “TPL plus”, i cili vlen edhe për shtetet tjera të rajonit, transmeton lajmi.net.

Sipas Tanjug-ut në pikë-kalimin kufitar të Jarinjes, mbrëmë ka filluar së funksionuari byroja kosovare e sigurimeve.
Sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova. /Telegrafi/

Exit mobile version