Gjithsej 11 parti po konkurrojnë për vende në dhomën e ulët të parlamentit, Dumës, edhe pse nuk dihet se sa prej tyre do të sigurojnë pragun prej 7 për qind të votave që nevojiten për të hyrë në parlament.
Partitë e opozitës e kanë akuzuar qeverinë se ka penguar fushatën e tyre dhe për frikësim. Vëzhguesit e pavarur thonë se janë penguar që t’i vëzhgonin zgjedhjet.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE, i ka braktisur planet për të dërguar një ekip të madh në Rusi pasi e akuzoi Qeverinë ruse për vendosjen e kufizimeve të papranueshme dhe për vonesë të qëllimshme të dhënies së vizave.
Vetëm një grup i vogël deputetësh nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së do të jetë i pranishëm në Rusi në ditën e votimit.
Kjo do të thotë se vetëm 400 vëzhgues të huaj do të mbulojnë gjithë qendrat e votimit.
Partia më e madhe në Dumë që konkuron në zgjedhje është Rusia e Bashkuar e cila shpreson të ruajë epërsinë ndaj Partisë Komuniste, Partisë Liberal Demokratike, partisë Yabloko etj.
Presidenti rus, Vladimir Putin kryeson listën e kandidatëve të Rusisë së Bashkuar, duke krijuar kështu mundësinë që të ushtrojë pushtet nga parlamenti pasi të largohet nga posti i presidentit në fillim të vitit të ardhshëm. /bbc/