Në Kuvendin zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar procesi i votimit për kryetar të saj.
Kështu bëjnë të ditura burimet brenda Kuvendit të LDK-së, për Telegrafin.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është duke vazhduar punimet për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së re.
Kandidatët për kryetar Besian Mustafa, Lumir Abdixhiku dhe Lufti Haziri kanë dorëzuar kandidimet e tyre me shkrim para kuvendit, për te cilat janë pranuar në mënyrë unanime nga Kuvendi. /Telegrafi/