Në komunën e Preshevës ka filluar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale që po mbahen sot në Serbi.
Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës po garojnë me dy lista zgjedhore me gjithsej 20 kandidatë për deputetë.
Në garë janë koalicioni i Shqiptarëve të Bashkuar me bartës liste, Shaip Kamberi dhe Alternativa Demokratike Shqiptare me bartës liste, Shqiprim Arifi.
Sot në Serbi votohet për të zgjedhur presidentin dhe parlamentin. Aleksandar Vuçiq po shihet favorit për ta fituar edhe një mandat.
Serbia kishte kërkuar që të hapen qendra votimi edhe në Kosovë. Mirëpo, pala kosovare nuk e lejoi këtë pa ardhur direkt një kërkesë nga institucionet qendrore në Serbi te ato qendrore në Kosovë. Ndaj këtij vendimi kishin reaguar edhe vendet e QUINT-it. /kp/